Klinikë logopedike në Tiranë

Komunikim më i sigurt, cilësi jete më e mirë

Ofrojmë shërbime të specializuara për zhvillimin dhe rehabilitimin e aftësive të gjuhës dhe komunikimit, në një ambient të qetë dhe mbështetës.

  • E hënë – E shtunë: 08:00 – 17:00
  • +355 68 423 3835
  • Kika 1, Rruga Medar Shtylla, Tiranë 1001

36 shkronja, 36 tinguj.

Shqipja ka 36 shkronja, nëntë prej tyre të dyfishta. Ndihmojmë çdo person t’i shqiptojë qartë dhe me vetëbesim.

Video

Luaj, mëso dhe eksploro

Video të shkurtra nga ekipi ynë: lojëra, këshilla dhe çaste nga klinika.

Një grua flet drejt kamerës, nën logon e KOMUNIKA; në fund të kuadrit shihet titra “Te KOMUNIKA të mësuarit bëhet përmes lojës!”

Plas tullumbacet, loja jonë e parë interaktive

Të mësuarit bëhet përmes lojës. Shihni si luhet Plas tullumbacet: me duart para kamerës ose me mouse.

  • 0:28
  • Me zë

Luaj Plas tullumbacet

Teksti i videos

Te KOMUNIKA të mësuarit bëhet përmes lojës!

Kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë lojën tonë të parë interaktive “Plas Tullumbacet”.

Në ekran shfaqet faqja e lojës: “Ndizni kamerën dhe prekni tullumbacet me duart në ajër”, me butonat “Ndiz kamerën” dhe “Luaj me mouse ose gisht”.

Në ekran: “E gjeni FALAS në [email protected]”.

Përmirësojmë vëmendjen vizuale, ndjekjen e stimujve dhe koordinimin sy-dorë!

Luaj, mëso dhe eksploro me KOMUNIKA!

Logopedja ushtron një tingull me një fëmijë, me kartelë dhe pasqyrë

Terapi logopedike

Çdo fëmijë ka një zë. Ne e ndihmojmë ta gjejë.

Vlerësim, këshillim dhe rehabilitim për patologjitë e të folurit dhe të komunikimit.

  • Plan individualTerapia përshtatet me nevojat dhe nivelin e çdo pacienti.
  • Ambient i sigurt dhe mbështetësSeanca interaktive, ku pacienti përfshihet aktivisht.
  • Familja pjesë e procesitPrindërit marrin udhëzime për ushtrimet jashtë klinikës.

Shërbimet

Kujdes për zhvillimin e të folurit, në çdo hap

Terapi logopedike: vlerësim, këshillim dhe rehabilitim për patologjitë e të folurit dhe të komunikimit.

Vlerësimi i gjuhës dhe i të folurit

Në klinikën tonë përdoren teste të standardizuara dhe vëzhgime për të analizuar artikulimin, fjalorin dhe të kuptuarit gjuhësor.

  • Vlerësim profesional i gjuhës dhe të folurit
  • Terapi e personalizuar për zhvillimin e komunikimit
  • Përmirësim i aftësive të komunikimit

Si punojmë

Nga vlerësimi te progresi i monitoruar

Çdo terapi nis me të kuptuarit e nevojave të pacientit dhe vazhdon me një plan të personalizuar.

  1. Vlerësimi

    Teste të standardizuara dhe vëzhgime analizojnë artikulimin, fjalorin, të kuptuarit gjuhësor dhe aftësitë pragmatike.

  2. Plani individual

    Rezultatet shërbejnë për të hartuar një plan terapie të personalizuar sipas nevojave dhe nivelit të pacientit.

  3. Terapia

    Seanca interaktive me teknika për fjalorin, ndërtimin e fjalive dhe shqiptimin, në një ambient të sigurt.

  4. Familja dhe progresi

    Prindërit marrin udhëzime për ushtrimet jashtë klinikës dhe përparimi monitorohet vazhdimisht.

Logopedja gjatë një seance me një fëmijë në KOMUNIKA

Logopedja jonë

MSc. Megi Gusho

Logopede themeluese & drejtuese e KOMUNIKA – Klinikë Logopedike

  • Bachelor në Logopedi – FSHMT/UMT
  • Master i Shkencave në Logopedi, FSHMT
  • Licencë për ushtrimin e profesionit të logopedit
  • Metoda ABA
  • Registered Behavior Technician (Florida Tech – USA)
  • Vlerësimi i aftësive të fëmijëve nëpërmjet ABLLS-R
  • Hartimi i planit edukativ individual (PEI)
  • Apraksia e të folurit në fëmijëri (CAS)
  • Licencë për diagnostikimin e çrregullimeve të artikulimit dhe përdorimin e testit të artikulimit
  • Rehabilitimi logopedik i çrregullimeve fonetike-fonologjike
  • Konferenca Kombëtare e Shkencave Mjekësore 4
  • Disleksia dhe ndikimi i saj në të nxënë
  • Testi i Inteligjencës KOG-3

Vlerat tona

Pse jemi ndryshe?

Në KOMUNIKA fokusohemi në zhvillimin e aftësive të të folurit dhe komunikimit, si dhe në përmirësimin e aftësive gjuhësore përmes qasjeve profesionale dhe të personalizuara, duke mbështetur çdo individ drejt potencialit të tij.

  • Ambient mbështetës dhe pozitiv
  • Bashkëpunim me familjen
  • Qasje gjithëpërfshirëse
  • Praktika bashkëkohore logopedike
  • Përkushtim
  • Profesionalizëm
  • Standarde të larta shërbimi
  • Monitorim në kohë reale i terapisë

Kur të kërkoni ndihmë

Mos prisni që “do t’i kalojë vetë”

Çdo fëmijë zhvillohet me ritmin e vet, por disa shenja kanë nevojë për vëmendje dhe vlerësim në kohë.

  • Në moshën 18 muajshe nuk përdor fjalë
  • Nuk reagon kur e thërrasin me emër
  • Nuk komunikon me gjeste
  • Ka pak kontakt social
Rezervo një vlerësim
Të kërkosh ndihmë herët nuk do të thotë se po ekzagjeron. Do të thotë se po vepron me përgjegjësi për zhvillimin e fëmijës tënd.
Nga blogu ynë

Blog

Nga blogu ynë

Të gjitha postimet

Terapia është një proces

Sigurisht që qëllimi i terapisë janë fjalët. Por terapia nuk matet vetëm me sa fjalë thotë fëmija. Shpesh, përpara fjalëve ndodhin shumë ndryshime të tjera të…

Prit se do rritet dhe do flasë

“Prit se do rritet dhe do flasë” është një nga mitet më të dëmshme për zhvillimin e fëmijës. Çdo fëmijë zhvillohet në ritmin e vet, por kur ka shenja të qarta të vonesës…

Pyetje të shpeshta

Përgjigje për ato që pyesin më shpesh prindërit

Nuk e gjeni atë që kërkoni? Na shkruani ose na telefononi, ju përgjigjemi me kënaqësi.

Si mund të rezervoj një konsultë?

Plotësoni formularin e rezervimit në faqe, na telefononi ose na shkruani në chat. Do t’ju konfirmojmë terminin sa më shpejt.

Për kë është vlerësimi logopedik?

Për fëmijët dhe për të rriturit që hasin vështirësi në të folur, gjuhë ose komunikim. Nëse keni shqetësime për komunikimin e fëmijës suaj, mos prisni: ndërhyrja e hershme rrit ndjeshëm suksesin.

Si zhvillohet vlerësimi?

Përdoren teste të standardizuara dhe vëzhgime për të analizuar artikulimin, fjalorin, të kuptuarit gjuhësor, rrjedhshmërinë dhe aftësitë pragmatike. Rezultatet shërbejnë për të hartuar planin individual të terapisë.

Sa zgjat terapia?

Kohëzgjatja dhe numri i seancave varen nga nevojat e çdo pacienti dhe përcaktohen pas vlerësimit.

A përfshihen prindërit në terapi?

Po. Përfshirja e familjes është pjesë e rëndësishme e procesit: prindërit marrin udhëzime praktike për të vazhduar ushtrimet jashtë klinikës.

Po nëse duhet të ndryshoj terminin?

Na kontaktoni sa më herët me telefon ose në chat, që të gjejmë së bashku një orar tjetër.

Gati për hapin e parë?

Rezervoni një konsultë ose na shkruani në chat. Do t’ju përgjigjemi sa më shpejt.