Rreth nesh

KOMUNIKA – Klinikë Logopedike

Një ambient i qetë dhe mbështetës ku fëmijët dhe të rriturit zhvillojnë të folurit dhe komunikimin me vetëbesim.

Logopedja gjatë një seance me një fëmijë në KOMUNIKA

Logopedja jonë

MSc. Megi Gusho

Logopede themeluese & drejtuese e KOMUNIKA – Klinikë Logopedike

  • Bachelor në Logopedi – FSHMT/UMT
  • Master i Shkencave në Logopedi, FSHMT
  • Licencë për ushtrimin e profesionit të logopedit
  • Metoda ABA
  • Registered Behavior Technician (Florida Tech – USA)
  • Vlerësimi i aftësive të fëmijëve nëpërmjet ABLLS-R
  • Hartimi i planit edukativ individual (PEI)
  • Apraksia e të folurit në fëmijëri (CAS)
  • Licencë për diagnostikimin e çrregullimeve të artikulimit dhe përdorimin e testit të artikulimit
  • Rehabilitimi logopedik i çrregullimeve fonetike-fonologjike
  • Konferenca Kombëtare e Shkencave Mjekësore 4
  • Disleksia dhe ndikimi i saj në të nxënë
  • Testi i Inteligjencës KOG-3

Vlerat tona

Pse jemi ndryshe?

Në KOMUNIKA fokusohemi në zhvillimin e aftësive të të folurit dhe komunikimit, si dhe në përmirësimin e aftësive gjuhësore përmes qasjeve profesionale dhe të personalizuara, duke mbështetur çdo individ drejt potencialit të tij.

  • Ambient mbështetës dhe pozitiv
  • Bashkëpunim me familjen
  • Qasje gjithëpërfshirëse
  • Praktika bashkëkohore logopedike
  • Përkushtim
  • Profesionalizëm
  • Standarde të larta shërbimi
  • Monitorim në kohë reale i terapisë

Si punojmë

Nga vlerësimi te progresi i monitoruar

  1. Vlerësimi

    Teste të standardizuara dhe vëzhgime analizojnë artikulimin, fjalorin, të kuptuarit gjuhësor dhe aftësitë pragmatike.

  2. Plani individual

    Rezultatet shërbejnë për të hartuar një plan terapie të personalizuar sipas nevojave dhe nivelit të pacientit.

  3. Terapia

    Seanca interaktive me teknika për fjalorin, ndërtimin e fjalive dhe shqiptimin, në një ambient të sigurt.

  4. Familja dhe progresi

    Prindërit marrin udhëzime për ushtrimet jashtë klinikës dhe përparimi monitorohet vazhdimisht.

Gati për hapin e parë?

Rezervoni një konsultë ose na shkruani në chat. Do t’ju përgjigjemi sa më shpejt.