Disa këshilla që një logoped nuk do jepte asnjëherë
“Do t’i kalojë vetë, mos u shqetëso!”
Çdo fëmijë zhvillohet me ritmin e vet, por disa shenja kanë nevojë për vëmendje dhe vlerësim në kohë. Ndërhyrja e hershme mund të bëjë një ndryshim shumë të madh.
“Thuaje si unë!”
Korrigjimi i vazhdueshëm nuk e ndihmon fëmijën të ndihet më i sigurt. Përkundrazi, mund të krijojë presion dhe frustrim. Fëmijët mësojnë më mirë kur ndihen të mbështetur dhe të kuptuar.
“Mos ia plotëso atë që kërkon derisa të flasë saktë!”
Gjuha zhvillohet përmes komunikimit të vazhdueshëm, dëgjimit dhe ndërveprimit pozitiv, jo duke e privuar fëmijën nga nevojat apo dëshirat e tij.
“E di fjalën, por nuk do ta thotë!”
Asnjë fëmijë nuk zgjedh të mos komunikojë. Pas vështirësisë mund të ketë arsye të ndryshme: motorike, gjuhësore, emocionale apo zhvillimore. Detyra jonë është ta kuptojmë dhe ta ndihmojmë, jo ta fajësojmë.